Agjentët e Mohammed Salah i ofrojnë egjiptianit Barcelonën në vend të Realit

Agjentët që përfaqësojnë yllin e Liverpool-it dhe të kombëtares egjiptiane, Mohammed Salah, i kanë ofruar këtij të fundit Barcelonën, si variant për të kaluar sezonin e ardhshëm, në vend të Realit që gjithashtu interesohet për të.

Spanjollja AS thotë se Salah i ofrohet për Barcelonën, por në pritje është dhe Antoine Griezmann për të kaluar te katalanasit.

Gazeta spanjolle thotë se një takim tashmë është mbajtur mes agjentëve të Salah dhe menaxherit të Barcelonës.

Megjithatë, egjiptiani mund të shkoje në klubin katalanas nëse Griezmann refuzon ofertën e Barcës.

Salah, prej muajsh përflitet si një kandidaturë te  Real sezonin e ardhshëm. Por duket se gjithçka do të varet te Botërori, paraqitja e tij e atyshme. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi