4.5 C
Tirana

Agim Kajmaku ndodhet në Shqipëri/ Avokati: Ja pse nuk dorëzohet

Më datë:

Agim Kajmaku, ish kryetrari i bashkisë Vorë, i shpallur në kërkim prej më shumë se dy muajsh, ndodhet në Shqipëri. Avokati i zgjedhur prej tij, Isuf Shehaj, pranon se klienti i tij nuk është larguar nga territori i vendit.

Për Shehaj, “zoti Kajmaku nuk ka shenja nga TIMS që ka lënë vendin. Edhe unë po të isha këtë do të bëja. Si mund t’i përgjigjet Kajmaku një kërkese për t’u përballur me drejtësinë, kur nuk kemi të  të bëjmë me shkelje të rëndomta të karakterit procedural?”.

Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor 2019, ndërsa pasditen e së enjtes ai u morr zyrtarisht i pandehur nga prokuroria, për 3 akuza që parashikojnë dënimin e tij deri në 4 vite burgim.

“Si mund të komunikohet një akuzë ku realisht nuk kemi një përgjigje nga autoritetet greke, si mundet prokuroria e përgjithshme t’ i adresohet autoriteteve të huaja pa patur një çështje penale. Çështje të tjera të ngjashme me zotin Kajmaku në dijeninë time janë pushuar”, thotë ai.

Isufaj pranon të vetmin faj të klientit të tij. “I vetmi gabim i tij është që një fakt të tillë nuk e ka deklaruar në formular”, thotë Shehaj.

Sipas tij kemi ligje që bien në kontradiktë, duke çuar njerëz në pozita të rënda ligjore. “Ligji për dekriminalizimin nuk parashikon sanksione, vendimi i Kuvendi parashikon sanksione. Prokuroria nuk merr për bazë ligjin, por vendimin e KQZ, Prokuroria e Përgjithshme drejton letra në kundërshtim me kërkesat procedurale”, nënvizon avokati që po mbron ish-kryebashkiakun.

Agim Kajmaku u denoncua nga PD dhe pas verifikimeve rezultoi se kishte fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. Në hetim ai është dhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin./a2cnn

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të...

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Privilegj të shpreh gatishmërinë time për të kontribuar

 Kryeministri Edi Rama njoftoi se i është përgjigjur ftesës...

Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për një fërkim makinash

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e...

Djali i David dhe Victoria Beckham akuza të rënda ndaj prindërve: Tani që s’jam më me ta

Brooklyn Beckham, djali i famshëm i David dhe Victoria...