Afron 10 prilli i Juves, me një “enigmë” për Championsin

Dita kur Juventusi do të përballet me Ajaksin në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Championsit nuk është larg, por më shumë sesa të gjithë, në kampin e skuadrës italiane shqetëson gjendja fizike e Cristiano Ronaldos.

I blerë me bujë për ndeshje të tilla vendimtare, si ajo ndaj holandezëve, sulmuesi portugez është i dëmtuar dhe në dyshim për përballjen e 10 prillit.

Ai pësoi një problem në kofshën e djathtë në ndeshjen e Portugalisë ndaj Serbisë, dhe e la fushën para kohe. Por, vet futbollisti kishte premtuar ende pa lënë stadiumin se do të rikthehej brenda 15 ditëve, e me sa duket, kjo diagnozë ende në të nxehtë po rezulton e saktë.

Cristiano Ronaldo, me të gjitha gjasat do të mungojë në dy ndeshjet e radhës në kampionat, ndaj Empolit dhe Cagliarit, e me shumë mundësi edhe ndaj Milanit në Torino.

Objektivi kryesor i tij dhe i stafit teknik është Championsi dhe Ajaksi, por asnjë prej tyre nuk do dëshirojë të rrezikojë në përballjen e parë ndaj holandezëve, për t’i lënë më pas diskutimin ndeshjes së kthimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi