Afrikë, shkon mbi 4 milionë e 326 mijë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Afrikë ka shkuar mbi 4 milionë e 326 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.326.331.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3.876.905 ndërsa numri i viktimave në 114.630.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Nigeri. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar qeveritë se pandemia e COVID-19 po përparon drejt valës së tretë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi