Afrika përballet me valën e katërt të pandemisë

Në 11 vende të Afrikës ka filluar të vërehet vala e katërt e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC Afrika), John Nkengasong, në konferencën javore për media tha se Mauritius po përjeton valën e pestë, ndërsa 11 vende të kontinentit po përballen me valën e katërt.

Nkengasong njoftoi se në të gjithë kontinentin afrikan janë regjistruar 8.6 milion raste, prej të cilëve 222 kanë vdekur. Ai theksoi se duhet të përshpejtohet vaksinimi i popullsisë.

Ai po ashtu njoftoi se deri më tani në kontinent kanë mbërritur 403 milion doza të vaksinës, por shtoi se janë përdorur vetëm 22 milion doza.

Siç tha ai, vetëm 9,89 për qind e popullsisë së kontinentit afrikan janë vaksinuar, ndërsa 6,66 për qind janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme.

Vendet ku janë administruar më shumë vaksinime në Afrikë janë Egjipti dhe Maroku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi