Afganistan, vriten të paktën 100 militantë

Të paktën 100 militantë janë vrarë në 24 orët e fundit gjatë operacionit antiterrorist që forcat e sigurisë e zbatojnë në mbarë Afganistanin.

Pas sulmit të mëparshëm vdekjeprurës terrorist me bombë në Kabul, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, të martën deklaroi se ai ishte “11 shtatori afgan”.

Ghani urdhëroi zbatimin e operacionit të gjerë me qëllim të neutralizimit të strukturave terroriste dhe militante në këtë vend.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit njoftoi sot se ushtria gjatë 24 orëve të fundit ka kryer sulme ajrore dhe tokësore mbi bastione terroriste në jug, lindje dhe veri të vendit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi