Afganistan, vriten 20 anëtarë të DEASH-it

 Në operacionin e realizuar në qarqet Açin dhe Çaparhar të provincës afgane Nangarhar janë vrarë 20 anëtarë të organizatës terroriste DEASH,.

Në një deklaratë për AA, zëdhënësi i zyrës së Guvernatorit të Nangarhar-it, Ataullah Hogyani, ka konfirmuar se 20 anëtarë të DEASH-it janë vrarë në operacionet tokësore dhe ajrore të realizuara në qarqet në fjalë.

Duke shprehur se në mesin e atyre që janë vrarë ndodhet edhe një drejtues i organizatës, Hogyani ka theksuar se në operacion janë plagosur edhe dy anëtarë të kësaj organizate. Ai shtoi se nuk ka civilë të lënduar në operacionin në fjalë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi