Afganistan, tre civile dhe një polic humbën jetën nga një autobombë

Së paku katër persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë që ndodhi në provincën veriore afgane Belh, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i vetëqeverisjes lokale në distriktin Devlet, Abad Jalaluddin Karizade, njoftoi se sulmi u krye përmes aktivizimit të një autobombe në afërsi të stacionit policor në qendër të këtij qyteti.

“Tre civilë dhe një polic humbën jetën në sulm. Një person tjetër u plagos. Si rezultat i shpërthimit, dëmi material u shkaktua në disa ndërtesa”, tha Karizade.

Megjithëse askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, Karizade pretendon se lëvizja talebane, e cila intensifikoi sulmet në Afganistan, qëndron pas këtij akti.

Aktivitetet në lidhje me bisedimet e paqes dhe tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani po intensifikohen. Talebanët kanë marrë kontrollin e 15 distrikteve në dy muajt e fundit.​​​​​​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi