Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Vjedhje e re e Qeverisë

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se vendimi për aeroportet e reja është një vjedhje e re e Qeverisë.

Tabaku thotë se Qeveria ka dalë garante për të kompensuar kompaninë nëse nuk realizon fitimet e saj në mungesë të trafikut.

“Ajo çfarë mësohet nga qeveria është se aeroporti i Vlorës do të marrë para dhe nga buxheti i shtetit. Kontrata që do të nënshkruhet garanton se nëse nuk arrihet një numër i caktuar fluturimesh, buxheti do të kompensojë firmën për trafikun e munguar. Në 2003 ky koncesion u negociua nga qeveria Nano 2, në 2018 këto dy aeroporte të tjera po koncesionohen nga një tjetër qeveri socialiste, Rama 2. Të paktën shqiptarët duhet ta dinë kush është fajtor për çmimet e larta të biletave”, thotë Tabaku./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi