AAK: Dreshaj do ta udhëheqë Istogun

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, ka thënë se partia e tij nuk e komenton vendimin e Supremes që çon Istogun në rivotim.

“Vendimin e kemi marrë me shkrim – Gjykata Supreme ka vendosur ta aprovojë vendimin e PZAP-së që çon Istogun në rivotim”, ka thënë Tolaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“AAK nuk e komenton vendimin e gjykatës, por kemi frik se do të krijohet precedent”.

“Por sfidë do të mbetet lista e votuesve, skema e njëjtë është përdorur edhe në raundin e parë të zgjedhjeve”.

“Kur të gjitha votat shkuan për Haki Rugovën askush nuk tha asgjë, ndërsa e kundërta ndodhi kur ato shkuan për Gani Dreshajn, i cili do të jetë kryetar i kësaj komune”.

Tolaj i është kundërpërgjigjur edhe Haki Rugovës i cili tha se “Istogu do të jetë i Ibrahim Rugovës dhe LDK-së”.

“E vërtetë se është vendlindja e Rugovës, por atë do ta fitojë Gani Dreshaj”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi