A u shkarkua apo u dorëhoq ministrja Reshitaj?

 

Pasditën e së mërkurës, ministria e Mjedisit Albena Reshitaj, ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë. Në letrën e saj, duke falënderuar ‘të gjithë për bashkëpunim’ dhe duke u ndjerë krenare për punën që ka bërë, ministrja Reshitaj në fund jep arsyen e dorëheqjes, e cila sipas saj, është personale.

Para se të konfirmohej lajmi nga vetë ministrja, në media qarkullonin lloj – lloj informacionesh. Ajo nuk po dorëhiqej, por po shkarkohej.

Mes raportimesh ishin edhe arsyet: keqpërdorim i pozitës zyrtare, keqpërdorim i parasë publike.

Por burime të Periskopit, thonë se arsye e dorëheqjes (apo shkarkimit) të ministers Reshitaj, janë punësimet e ‘militantëve të AAK’së’ në Ministri, duke anashkaluar ata të AKR’së.

Ndërkohë, para se Reshitaj ta ofronte zyrtarishte dorëheqjen, për t’i mbështetur gjithë këto informata mjaft ‘hazardous’ për ministren e Mjedisit, publikoheshin edhe fotografi nga pjesëmarrja e saj në një dasmë në Kanada dhe foto tjera të kësaj natyre, ku portretizoheshin edhe vizualisht ‘keqpërdorimet’ e mundshme të Reshitajt.

Akuzat e para për nepotizëm në Ministri, Reshitajt, i kanë ardhë hiç më pak se një nga figurat më me peshë në AKR, Rrahim Pacollit.

Heshtja e Behgjet Pacollit dhe gjithë strukturës së AKR’së nga dorëheqja e ministres, mund të shpie në një dyshim: që Reshitaj nuk është dorëhequr (me vetëdëshirë).

Është interesant fakti se dje, pikërisht në ditën kur u shkarkua ose u dorëhoq ministrja Reshitaj, ka dalë një raport i cili Ministrinë e Jashtme e nxjerr të stërkeqmenaxhuar.

Pse askush s’çoi pluhur për raportin që u publikua dje nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, i cili ministrinë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli e nxjerr të menaxhuar në mënyrë skandaloze, mes tyre: politizim në procesin e rekrutimit të diplomatëve e edhe më zi, mungesë strategjie të politikës së jashtme./Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi