20.5 C
Tirana

A Mbron Kafeja Shëndetin e Trurit – Mësoni Gjithçka Duhet të Dini

Më datë:

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.

Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit.

Përbërësit e të dy lëngjeve i bëjnë ato të mira për shëndetin, veçanërisht kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit, problemeve me mëlçinë e të tjerë.

Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji.

Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët.

Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin e trurit.

Roli I Kafesë Tek Shëndeti I Trurit Dhe Aftësitë E Të Nxënit

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org sugjerojnë se kafeja mund ta mbrojë trurin nga problemet me të kuptuarit dhe të përmirësojë aftësitë e të menduarit.

Shkencëtarët kanadezë të Institutit Krembil Brain, të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se çelësi i suksesit të kafesë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të ndryshme nuk qëndron tek kafeina.

Sipas tyre, gjatë pjekjes, kokrrat e kafesë çlirojnë  disa substanca.

Janë pikërisht këto substanca që kanë rolin kryesor në mbrojtjen e trurit.

Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët analizuan tre lloje kafesh.

Bëhet fjalë për kafenë e pjekur fort, të pjekur lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fort.

Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm.

Ata quhen fenilindanes, dhe i japin kafesë shijen pak të athët.

Këto përbërës, pengojnë aktivizimin e proteinave toksike në tru.

Ato luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Sipas studiuesve, sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë ato.

Kjo do të thotë se kafeja me ose pa kafeinë duhet të jetë e pjekur fort që të jetë e pasur me përbërësit e lartpërmendur.

Sidoqoftë, si në rastin e çdo ushqimi ose pijeje tjetër në botë, sekreti i përvetësimit të këtyre të mirave është të mos e teproni.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...