A është Soros, sponsorizuesi i artikullit në ‘New York Times’ për Tiranën?

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ndërthuren historia e çuditshme e vendit dhe e ardhmja e tij e ndritur.  Gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është zbuluar nga udhëtarët si një vend i  rrallë: një qoshe e pa eksploruar e Europës (një vend me një vijë bregdetare rreth 425 kilometra të gjatë).

Kjo është një pjesë nga artikulli i Alexander Lobrano , botuar dy ditë më parë në “New York Times”.

Lajmi në fjalë u përhap me shpejtësi edhe në Shqipëri nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe mediat pranë tij, ku disa e sponsorizuan dhe disa të tjerë e shfrytëzuan si një reklamë e fortë për punën e Veliajt, në një kohë ku në rrjetet sociale vijonin denoncimet për mungesën e ujit në kryeqytet.

Por vetë artikulli duket të jetë i sponsorizuar.

Por nga kush?

Në momentin që ‘New York Times” publikoi artikullin, të parët që shpërndanë lajmin në profilet e tyre në rrjetet sociale ishin Alexander Soros, djali i manjatit George Soros dhe vetë Erion Veliaj.

Image

Image

Prej kohësh përflitet që media në fjalë është vegël e Soros, akuzë kjo e përsëritur disa herë edhe nga vetë presidenti amerikan Donald Trump, që gjatë fushatës presidenciale në SHBA.

Në një kohë kur i ati nuk po del më në publik, ka qenë djali i tij i cili duket se ka marrë përsipër “punët”. Përveç vizitave të herëpashershme në Prishtinë dhe Beograd, së fundmi ai ka qenë edhe në Tiranë, nga ku ka publikuar foto me kryeministrin Edi Rama.

A është vërtetë Soros sponsorizuesi i artikullit në fjalë për të ‘shpëtuar’ Veliajn nga revolta qytetare?…/Syri.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi