A është insulina e nevojshme për diabetin?

A është insulina e nevojshme për diabetin? Përgjigjja është PO. Jo të gjithë mund te kenë nevojë, por njerëzit me nivele të pakontrolluara dhe të larta të glukozës në gjak kanë nevojë për injeksione të insulinës, për të mbajtur nivelet e glukozës në kontroll.

Kur jemi tek injeksionet e insulinës, më poshtë po ua paraqesim zhvillimet apo përparimet e fundit nsa i përket tyre.

# 1: Gjilpëra e hollë e insulinës: Më herët ishin përdorur injeksionet e insulinës, të cilat shumica e njerëzve me diabet i përdorin edhe sot. Llojet e rregullta të shiringave me gjilpëra të mëdha, të cilat ishin të zakonshme më parë duhej të ziheshin dhe masa të tjera duhej ndërmarrë. Sidoqoftë, me shiringat e holla aktualisht të disponueshme gjithçka është më e lehtë ngaqë ato janë më pak të dhimbshme dhe më lehtë të përdorshme.

# 2. Penat e insulinës: Nëse jeni të frikësuar rreth përdorimit të injeksionit të insulinës, atëherë mund të provoni pajisjet e shpërndarjes së insulinës, si lapsat e insulinës. Ato janë në dispozicion në madhësinë e një stilolapsi xhepi. Ajo është fare e lehtë të përdoret, me vetëm një “klikim” të lapsit dhe mund të përdoret nga të gjithë personat, edhe nga fëmijët që kanë diabet.

Është një fakt i njohur se kofshët dhe duart janë vendet më të preferuara për të injektuar insulinën. Jo vetëm që është e lehtë për të injektuar në këto vende, por gjithashtu është vendi më i përshtatshëm. Megjithatë, përveç kofshëve dhe duarve, stomaku është gjithashtu vendi më i mirë për të injektuar insulinën. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi