A është e shëndetshme dieta pa gluten?

Nuk ka asnjë arsye për të pohuar se dieta pa gluten është e mirë dhe më e shëndetshme, me përjashtim të njerëzve që vuajnë nga sëmundja e celiakisë, thonë ekspertët.

Celiakia është sëmundje digjestive, e cila dëmton zorrët e holla dhe ndërhyn në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi.

Dieta pa gluten vitet e fundit është bërë një trend global në mesin e tifozëve të një dietë të shëndetshme, madje edhe në mesin e atyre të cilët nuk kujdesen për përqindjen e glutenit në dietën e tyre.

Susan Mahadi nga Universiteti Monash në Australi, shprehet kundër shmangies së glutenit për të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja celiakia, duke theksuar se kjo çon në rreziqe për shëndetin, transmeton Independent.

“Nuk ka asnjë dëshmi për pretendimin se një dietë e rreptë pa gluten është e mirë për shëndetin e pacientëve me sëmundje celiake. Madje, është e mundshme të jetë krejt e kundërta. Por, shmangia e drithërave në dietë është diçka krejtësisht ndryshe dhe rezulton në konsum të ulët të fibrave,” thotë ajo.

Duke analizuar të dhënat, të marra nga disa mijëra të anketuarve të moshës mbi 26-vjeç, studiuesit erdhën në përfundim se njerëzit që nuk kanë sëmundje celiake nuk duhet të mbështeten tërësisht në dietën pa gluten.

Shmangia e glutenit është gjithashtu e lidhur me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi