10.5 C
Tirana

Orteku vret 3 skiatorë në Alpet Piemonte

Më datë:

3 skiatorë kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet Piemonte të Italisë, ndërsa dy të tjerë janë shpëtuar.

Dy të mbijetuarit u transportuan në spital me helikopter për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Mësohet se skiatorët u morën para nga orteqet e borës për disa metra nga vendi ku ata ishin duke bërë ski. Nga plagët e marra humbën edhe jetën.

Një alarm ishte lëshuar më herët nga autoritetet italiane në zonën mbi 2,100 metra, i cili paralajmëroi për rrezik të konsiderueshëm orteku.

Nuk dihet ende nëse ekipet e kërkim-shpëtimit janë lajmëruar nga një skiator aty pranë që pa ortekun, apo nga dy personat e tjerë që arritën të shpëtonin veten.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...