14.5 C
Tirana

Manja: Shtyhet afati i kompensimit të ish-pronarëve, 7110 dosje të patrajtuara nga ATP

Më datë:

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave për dy vendime të rëndësishme për ish-pronarët.

“Dy lajme të mira për ish-pronarët: Sapo kaluam në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ndryshim në Ligjin 133 të vitit 2015 për përfundimin e proceseve të pronës dhe kompensimin e ish-pronarëve.

Janë dy ndryshime që lidhen me shtyrjen e afatit për ndryshimin, vlerësimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. Sa i takon shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve të patrajtuara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, afati sipas ligjit mbaronte në dhjetor 2024, por ne kemi vendosur që të ndryshojmë Ligjin 133 të vitit 2015, duke e çuar afatin e vlerësimit dhe shqyrtimit të dosjeve të patrajtuara nga ATP deri në dhjetor të vitit 2027.

Ndërsa, afati i kompensimit në vlerë të ish-pronarëve do të shtyhet deri në dhjetor 2028. Janë dy ndryshime shumë të rëndësishme sepse, e para, i jep mundësinë ATP-së që të shprehet për mundësinë e trajtimit të 7110 dosjeve të patrajtuara të ish-pronarëve dhe deri në fund të 2028-ës një numër i konsiderueshëm i ish-pronarëve të kompensohen edhe në vlerë financiare”, tha Manja.

Ministri Manja, shtoi se me miratimin e buxhetit 2025, është parashikuar një fond kompensimi për ish-pronarët, deri në vitin 2028.

“Siç jeni në dijeni nga akti i miratimit të buxhetit për vitin 2025 në afatmesëm kemi parashikuar rreth tre miliardë lekë deri në vitin 2025 për kompensimin e ish-pronarëve, në vitin 2026-2027 është parashikuar 5,3 miliardë lekë dhe për vitin 2028 që është viti i fundit masa do të jetë 7,63 miliardë lekë”, tha Manja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

“Policia arreston 26-vjeçarin pas aksidentit në Durrës, i drejtonte automjetin në gjendje të dehur”

Aksidenti tragjik në Durrës, në pranga 26-vjeçari. Policia: Drejtonte...