9.5 C
Tirana

Bardhi: Komision hetimor për portin e Durrësit. Peleshi: Veprim politik në prag të zgjedhjeve

Më datë:

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të diskutuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për projektin “Marina dhe jahtet e Durrësit” dhe ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Konferenca shqyrtoi kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që ka në fokus kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë “Schapha d.o.o.”; ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se kërkesa për komision hetimor është çështje konkrete.

“Një aferë korruptive qindra-milionë euro. Kemi faljen e tokës publike bashkë me portin te një firmë private dhe ndërtimin e një porti të ri. Objekti i hetimit është konkret dhe puna e Kuvendit është pikërisht kjo. Është çështje e interesit publik dhe ne e kemi detyrë të bëjmë transparencë. Aty mund të jenë para të pista që po investohen dhe Kuvendi ka të drejtë të hetojë, siç ka të drejtë të kontrollojë prishjen e të gjitha marrëdhënieve kontraktuale të mëparshme”, tha Bardhi.

Po ashtu Bardhi theksoi se “Kuvendi ka të drejtë të hetojë edhe se çfarë po ndodh me portin e ri”.

“Na u tha që do të jetë me faturë zero nga buxheti i shtetit. Sot na thuhet do të kushtojë 1 miliard”, shtoi Bardhi.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi u shpreh se kërkesa e depozituar nga deputetët e opozitës është formuluar dhe interpretuar ndryshe nga sa tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Bardhi.

“Në thelb, kërkesa është për kontrollin e ligjshmërisë së procedurave, ndërsa Bardhi e interpretoi atë si të lidhur me efektet e zbatimit të kontratës, duke e trajtuar kërkesën si të gabuar në mënyrë të tërthortë. Parlamenti nuk mund të ngrejë një komision hetimor për të kontrolluar vetveten, pasi këtë kompetencë, sipas Kushtetutës, e ka Gjykata Kushtetuese. Është e njohur që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ligjshmërinë e këtyre procedurave në janar”, tha Peleshi.

Ngritja e komisionit hetimor në këtë rast, sipas Peleshit, shkel hapësirën kontrolluese të Gjykatës Kushtetuese dhe tejkalon kompetencat e Kuvendit.

“Ky duket si një veprim politik në prag të zgjedhjeve, për të krijuar një situatë të pavërtetë dhe të paqëndrueshme. Gjithashtu, është fakt që procedurat e këtij projekti kanë kaluar të gjitha hapat e kontrollit parlamentar gjatë miratimit në Kuvend”, shtoi Peleshi.

Së fundmi, Peleshi theksoi se periudha zgjedhore kufizon funksionimin e komisioneve hetimore, pasi Parlamenti “ngrin” gjatë kësaj kohe, duke e bërë të pamundur ngritjen dhe funksionimin e komisionit në kushtet e propozuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...