Kryesia e PS vendos, Blendi Klosi zëvendëson Gonxhen në Dibër si drejtues politik

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së në selinë rozë.

Gjatë takimit, raportohet se është diskutuar mbi organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 Maj 2025.

Mësohet se në mbledhje u mor vendimi për caktimin e Blendi Klosit si drejtues politik i Qarkut Dibër, pas largimit të ministit Blendi Gonxhja, i cili do të marrë në dorë organizmin e fushatës elektorale në qarkun Tiranë.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar drejtues qarku në Vlorë, ku do të bashkëpunojë me Bledi Çuçin për organizmin e zgjedhjeve në strukturat e PS-së.

Ka pasur një tjetër vendimmarrje që ka të bëjë me faktin se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu është caktuar si i angazhuar në qarkun e Vlorës.  

Përveç Bledi Çuçit, do të jetë drejtues qarku edhe ministri Vengu në organizimin e zgjedhjeve të 11 Majit në strukturat e PS në qarkun e Vlorës”.

Është diskutuar gjithashtu për votën e diasporës dhe tërheqjes së sa më shumë shqiptarëve për të votuar PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...