Berisha për patronazhistët: Do gjykohen për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale!

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij, i është përgjigjur pyetjes nëse do të ketë prej tij hetim ndaj patronazhistëve.

Berisha, i cili i cilësoi ata si “kriminelë dhe terroristë elektoralë”, u shpreh se do të gjykohen për të gjithë veprimtarinë e tyre.

Kryedemokrati shtoi më pas se sipas VOA-s, 20% e qytetarëve kanë votuar bazuar në kërkesat e patronazhistëve, duke cënuar kështu lirinë e të drejtës së votës së lirë.

Pyetje: A mund të ketë një hetim për patronazhistët që t’i njohin të gjithë se kush është paguar për të spiunuar?

Sali BerishaDeklaroj me përgjegjësi të plotë përpara jush se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral! Terroristë elektoralë, dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.

Parmbrëmë, Zëri i Amerikës informoi shqiptarët dhe botën, se në Shqipëri, 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesë të tyre.

I siguroj se do të mjerohen. Do mjerohen me ndërhyrjen e tyre, me krimin e tyre elektoral. Të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...