4.5 C
Tirana

Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë

Më datë:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Ai ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke thënë se “28 nëntori është dita e krenarisë”.

Kështu u shpreh ai gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin – Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, deklaroi Konjufca.

28 nëntori shënon 112-vjetorin nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Sot mbushen 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...