23.5 C
Tirana

Me zemrën e copëtuar, Rita Ora ndan dedikimin e ndjerë për humbjen tragjike të Liam Payne

Më datë:

Lajmi i ndarjes nga jeta së Liam Payne ka tronditur thellë edhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Orën. Ajo ka qenë një prej mikeshave e bashkëpunëtoreve të tij dhe për artisten kjo ngjarje nuk është aspak e lehtë.

Rita ka ndarë disa foto të shkrepura gjatë momenteve në studio, xhirimeve apo takimeve të tyre, shoqëruar me një dedikim të ndjerë për miqësinë me Liam.

Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të butë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të, ishte thjesht shumë gëzim që të ishe pranë tij brenda e jashtë skenës. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. I dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia familjes dhe të dashurve të tij. Kënga jonë ‘For You’ merr tërësisht një kuptim të ri për mua tani. U prehsh në paqe”, shkruan Rita.

https://www.instagram.com/p/DBOcC6Ft7SH/?utm_source=ig_web_copy_link

“For You” ishte bashkëpunimi i tyre i realizuar për “Fifty Shades Freed”, filmi i tretë i trilogjisë “Fifty Shades of Gray”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...