10.5 C
Tirana

I dënuar me 2 vite burg, ekstradohet nga Gjermania 33-vjeçari

Më datë:

Një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit është ekstraduar nga Gjermania.

Interpol Tirana njoftoi sot se, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol wiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri.

Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë...

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...