10.5 C
Tirana

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy shtetas për pastrim parash

Më datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi sot se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit E.H dhe A.H., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 776 të vitit 2023, rezultoi se të pandehurit E.H dhe A.H nuk kanë pasur burime të ligjshme për të krijuar pasurinë në vlerën 40.800 euro dhe 3.000 USD, që iu sekuestruan në banesë në të njëjtën datë që iu sekuestrua edhe sasia prej disa kilogram lënde narkotike dhe u gjetën bimë narkotike të kultivuara.

Prokuroria njofton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë fshehur ose kryer mbulimin e natyrës së vërtetë dhe burimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Në funksion të procedimit penal, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të tyre dhe/ose peronave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive. Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre.

Pasuria gjendje e tyre dhe e familjareve rezulton të jetë 6 automjete dhe shuma e parave cash në vlerën totale prej 8.778.866 lekësh, të cilat nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimit, subjekti zotëron në emër të tij (në mënyrë të drejtpërdrejtë) dhe të familjarëve të tij, pasuri që nuk justifikohen në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtaritë e ligjshme të deklaruara dhe që nuk përligjen prej tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati i Popullit, Balla: Mbështesim kandidaturat e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

IA mund të ndajë informacione të rrezikshme… mjafton një poezi!

Gjithë çfarë ju duhet të tejkaloni barrierat e një...

“Matchy-matchy!” Ellie Goulding dhe Sienna Miller zbulojnë shtatzëninë në tapetin e kuq

Ellie Goulding dhe Sienna Miller janë në pritje të...

Zelensky paralajmëron negociatorët në Paris, përplasen NATO e Moska

Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të...