7.5 C
Tirana

“Gërdeci”, shtyhet për në 11 Shtator seanca në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu

Më datë:

Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Raportohet se 5 ekspertët kishin dorëzuar në gjykatë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga prokuroria dhe nga avokatët, por të dyja palët kanë kërkuar kohë që të njihen me këto përgjigjie.

Ndërkohë Gjykata ka pranuar kërkesën e tyre duke e shtyrë seancën për në datën 11 Shtator në orën 10:00.

Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në procedurat për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve.

Nga shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...