10.5 C
Tirana

Kurti: S’bëhet fjalë për targat, por për kundërshtimin e nismës franko-gjermane

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot në një konferencë për mediat, pasi situatë së krijuar në veri të vendit.

Ndër të tjera ai tha se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për situatën e fundit në veri të vendit, janë si pasojë e kundërshtimit të draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit.

Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiçit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut.

Kjo tregon qartë që presidenti i Serbisë koordinohet me Rusinë e Kinën ndërsa gënjen e zhgënjen SHBA-në dhe BE-në.

Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, ka theksuar Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...