Nje aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Milot ku një person ka humbur jetën. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka humbur jetën pasagjerja që ndodhej në njërin mjet.
Viktima është identifikuar si Gjelina Lleshi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.