15.5 C
Tirana

Agjencia Evropiane e Barnave rekomandon vaksinën e Biontech kundër COVID-19 për moshat 5-11 vjeç

Më datë:

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave në Bashkimin Evropian (BE), ka njoftuar se vaksina e kompanisë Biontech-Pfizer kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është e sigurt për moshat 5-11 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga EMA, rikujtohet se vaksina në fjalë tashmë është miratuar për moshën 12-vjeç e lart, duke theksuar se doza që do të administrohet për moshën 5 deri 11-vjeç do të jetë më pak.

Sipas njoftimit, vendimi për rekomandim është dhënë pas hulumtimit të kryer në rreth 2 mijë fëmijë, ndërsa efektet anësore të vaksinës ishin të njëjta me ato të grupmoshave të tjera, si dhimbje dhe skuqje në zonën ku është administruar vaksina, lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore.

Më tej thuhet se efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe kalojnë disa ditë pas vaksinimit, duke tërhequr vëmendjen se dobitë e vaksinës për grupmoshën 5-11 janë më shumë se sa dëmet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...