Japoni, raportohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë ka bërë të ditur se një grua e infektuar me virusin e ri ka vdekur, duke u bërë rasti i parë i vdekjes së konfirmuar në vend nga koronavirusi,  (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato, njoftoi të enjten se viktima është një grua e moshës 80-vjeçare, e cila ishte trajtuar në një spital afër Tokios që nga fillimi i shkurtit, pasi shfaqi simptoma. Infeksioni i saj u konfirmua pas vdekjes së saj.

Japonia deri më tani ka konfirmuar 247 raste të virusit, përfshirë 218 në një anije të cilën po e mban në karantinë në portin e Yokohama, afër Tokios, mes frikës në rritje për përhapjen e virusit.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin 1368, ndërsa 59 883 persona janë të infektuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur gjendje të rrezikut global.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...