DURRËS
Grabitje në mes të ditës në Durrës.
Mësohet se një pikë dhëniesh kredie në qytetin e Durrësit është grabitur nga një person i maskuar para pak minutash.
Burimet nga policia raportojnë se autori ka vjedhur një shumë prej 1 mln lekësh.
Ndërkohë është e paqartë përse punonjësi i pikës lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes.
Në vend ndodhet një grup i policisë së Durrësit që po kryen veprimet hetimore.


