-0.5 C
Tirana

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, pranga 23-vjeçarit në Gjirokastër

Më datë:

Një 23-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt përfitimit.

U arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 23 vjeç, i cili u kap në fshatin Lazarat, duke transportuar me automjetin tip “Audi”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 250 euro për person.

Por, mesa duket kjo nuk është hera e parë që ky shtetas ndërmerr një akt të tillë penal!

Policia njofton se 23-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...