19.5 C
Tirana

Afganistani ndërpret vaksinimin kundër COVID-19, përballet me mungesë të dozave

Më datë:

Për shkak të mungesës së vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), qeveria afgane ndaloi vaksinimin derisa të mbërrijnë dërgesat e reja, në kohën kur regjistrohet rritje e rasteve ditore me COVID-19 dhe vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, vaksinimi do të rifillojë “së shpejti”.

“Koha e zgjatur midis dozave të para dhe të dyta nuk eliminon imunitetin”, tha ministria në përpjekje për të shuar shqetësimet në rritje.

Ambasadori i Afganistanit në Pekin, Javed Qaim, në një postim të mediave sociale tha se një dërgesë prej të paktën 700.000 dozave të vaksinave të dhuruara nga Kina pritet të mbërrijë në Kabul të enjten.

Ndërkohë, mbyllja e të gjitha institucioneve akademike në Afganistan u zgjat për dy javë të tjera, teksa vazhdon të rritet numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve.

Gjithashtu, autoritetet kërkuan që të gjithë zyrtarët publikë të moshës së ndjeshme dhe me kushte të vështirësuara shëndetësore të pushojnë dy javë.

Afganistani sot regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me 1.724 persona pozitivë në COVID-19, si dhe 54 vdekje, duke i çuar numrat e përgjithshëm 84.050 raste dhe 3.305 vdekje.

Në shkurt, Afganistani filloi shpërndarjen e vaksinave të prodhimit indian, ndërsa kërkoi më shumë mbështetje ndërkombëtare për të vaksinuar të paktën 20 për qind të popullsisë 38–milionëshe këtë vit, si dhe 60 për qind deri në fund të vitit 2022.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...