Qeveria e Zvicrës vendos më 12 maj për lehtësimet e radhës

Më datë:

Pasi lehtësimi i fundit qe njoftuar tri javë më parë, pritej që Këshilli Federal deri më 12 maj, të mos komentonte mbi hapat e ardhshëm.

Por tani që numrat e infeksioneve po bien me shpejtësi, situata duket më e qëndrueshme nga sa shpresohej në parashikimet e favorshme.

Për këtë arse, qeveria e shtetit ka besimin që të paktën të sugjerojë se: “hapat e mëtejshëm të hapjes së kujdesshme duken të mundshëm”.

Kështu ka deklaruar Këshilli Federal të premten, pas bisedimeve të von Wattenwyl me partitë që janë të përfaqësuara në Parlamentin Federal.

Në takim kanë marrë pjesë Presidenti Federal Guy Parmelin me ministrat Alain Berset dhe Ignazio Cassis.

Delegacioni i Këshillit Federal dhe palët kanë shkëmbyer lidhur me “hapat e ardhshëm të hapjes dhe rrjedhën e fushatës së vaksinimit”, thuhet në një deklaratë nga ky takim.

Konkretisht, Këshilli Federal do të vendosë të mërkurën e ardhshme (12 maj) se cilat lehtësime të mëtejshme shihen si më të mundshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...