SHBA-ja nuk planifikon të rrëzojë raketën kineze gjatë kthimit në Tokë

Më datë:

Ushtria amerikane nuk ka në plan ta rrëzojë raketën kineze që u nis javën e kaluar, e cila pritet të kthehet në Tokë këtë fundjavë, mirëpo në një lokacion të pakontrolluar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austrin u ka thënë gazetarëve më 6 maj se ndonëse Pentagoni ka “kapacitet për të bërë shumë gjëra”, aktualisht nuk ka në plan të rrëzojë raketën. Pentagoni ka thënë më 5 maj se është duke vëzhguar raketën Long March 5B, e cila ka dalë jashtë orbitës, pasi është ndarë nga një segment i stacionit hapësirë kinez.

Raketa pritet të kthehet në tokë me 8 apo 9 maj. “Ne shpresojmë se do të arrijë në një hapësirë që nuk do ta dëmtojë askënd. Shpresojmë që në oqean apo diçka të ngjashme”, ka thënë Austin. Komanda amerikane e Hapësirës ka thënë përmes një deklarate se parashikimi i pikës së saktë të kthimit të raketës në atmosferën e Tokës “nuk mund të dihet deri disa ora para kthimit”.

Detajet themelore për raketën dhe trajektoren e saj nuk dihen, sepse Qeveria kineze nuk ka komentuar publikisht rikthimin e saj.

Një e përditshme e Partisë Komuniste Kineze, i ka përshkruar raportimet se raketa është “jashtë kontrollit” dhe mund të shkaktojë dëme, si “publicitet perëndimor”.
Global Times ka thënë se situata aktuale nuk lë hapësirë për panikë. Raketa The Long March 5B ka dërguar në orbitë modulin kryesor të stacionit hapësinor Tianhe më 29 prill.
Kina planifikon të realizoj 10 lansime të njëjta, përmes së cilave do të dërgohen pjesë shtesë të stacionit hapësinor në orbitë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...