Rriten shqetësimet për variantin indian të koronavirusit në Britani

Më datë:

Ekspertët e shëndetit publik kanë rekomenduar se një version i variantit indian të koronavirusit mund të lë vend për shqetësim në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC. Ata janë duke analizuar mutacionin B.1.617.2, i cili duket se përhapet më shpejt sesa dy lloje tjera të variantit indian.

Shkencëtarët po ashtu besojnë se ky lloj është edhe më i transmetueshëm sesa varianti i identifikuar muaj më parë në Britani. Një zyrtar i institucionit të shëndetit publik në këtë shtet nuk ka komentuar rrjedhjen e informatave. Viruset krijojnë mutacione gjithë kohën, duke krijuar versione të vetes.

Shumica prej tyre janë të padallueshme dhe disa mund të mos merren seriozisht, mirëpo ka edhe të atillë ndaj të cilëve vaksinimi bëhet i vështirë. Varianti britanik, ai i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit veçse konsiderohen “shqetësues” në Britani.

Këto versione, bashkë me variantin indian, kanë pësuar ndryshime në proteinën kryesore – pjesa e virusit që ngjitet në qelizën e njeriut.

Varianti origjinal indian është vërejtur fillimisht në Britani në muajin tetor. Ky version më pas është identifikuar edhe me tri ndryshime më të vogla. Mirëpo një burim është cituar t’i ketë thënë BBC-së se deri më tani nuk ka të dhëna se varianti indian është rezistent ndaj vaksinave aktuale. Autoritetet britanike besohet të kenë identifikuar 500 raste me mutacionin e variantit britanik. Shkalla më e madhe e infektimit është vërejtur në Londër dhe veriperëndim të Anglisë. Ende nuk është bërë e qartë se si këto infektime mund të lidhen me udhëtimet ndërkombëtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...

Vrasja e Hekuran Billës, Apeli kthen dosjen për rigjykim. Shpresë për zbardhjen e krimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshme vendosi pak...

Votimet në PD/ KOKOE: 12 mijë votues deri tani, zbulohet edhe elektorati me të drejtë vote

KOKOE ka dhënë detajet e fundit në lidhje me...