10.5 C
Tirana

“Duam të bëhemi si ty, nuk duhet të mungosh në qeveri”/ Edi Rama piketoi Najada Çomon për Ministre Shëndetësie në mandatin e tretë?

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se shefja e Infektivit, Najada Çomo do të kandidojë si deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Shëndetësia që duam”, Rama tha se nuk duhet të mungojë në qeveri duke shtuar se duan ta kenë pranë tyre që të bëhen si ajo.

Me këtë duket se nënkuptoi faktin që Çomo mund të emërohet si Ministre e Shëndetësisë në rast se PS merr mandatin e tretë ndërsa theksoi se ka qenë në vijën e parë të pandemisë dhe e cilëson si “komandante të vijës së zjarrit”.

“Mbase është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës edhe për një fakt tjetër, duke marrë parasysh se në këtë udhëkryq Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, të jehojë zërin, në radhë të parë të atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte, është me siguri një arsye për të reflektuar lidhur me vet skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush, dhe kush më mirë se sa komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne.

Të vijë me ne jo për tu bërë deputetja e radhës në grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për tu ulur në një nga karriget që janë shumë më të rehatshme, jo aq sa njerëzit mund të mendojnë, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësirave ku lufta është një luftë sy më sy dhe kacafytëse me armikun, të mos i mungojë parlamentit, të mos i mungojë njerëzve, të mos i mungojë qeverisë dhe të kuptojë më shumë në sinkron me njerëzit dhe sigurisht në sinkron me ju.

Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i supozuar të dilte sot pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty. Prandaj të duam pranë nesh, shumë faleminderit”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...