Turqia përfundon karantinën e fundjavës

Më datë:

Turqia përfundoi karantinën e fundjavës, ndërsa shtetrrethimi filloi të premten në ora 21:00 dhe përfundoi të hënën në 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan më 30 nëntor njoftoi kufizime të reja prej koronavirusit, duke përfshirë orën policore në netët e javës dhe mbylljen e plotë gjatë fundjavës.

Sipas medias turke, disa sektorë përfshirë prodhimin, furnizimin, shëndetësinë dhe bujqësia përjashtohen nga ndalesa e lëvizjes. Supermarketet, dyqanet ushqimore, kasapët dhe dyqanet e frutave funksionuan midis orës 10:00 dhe 17:00 në fundjavë.

Furrat e bukës gjithashtu ishin të hapura gjatë orarit të ndalimit të fundjavës.

Restorantet, ndërkohë, ofruan shërbimin shpërndarjes së porosive midis orës 10:00 dhe 20:00 të shtunën dhe të dielën.

Njoftimi erdhi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Turqi. Ndalesat do të vazhdojnë derisa të merret një vendim i ri.

Të dielën, Turqia raportoi 26.919 infeksione të tjera me COVID-19, duke përfshirë 5.103 pacientë simptomatikë dhe 218 vdekje të tjera gjatë 24 orëve të fundit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha rikonfirmohet në krye të PD me mbi 37 mijë vota pro

ali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike...

Rudin Hylviu zgjidhet kryetar i PD-së në Kavajë, Qosja: Fillon puna për zgjedhjet e ardhshme

Dega e Partisë Demokratike në Kavajë ka përfunduar procesin...

BEOGRAD – Serbia pezullon trafikun hekurudhor para protestës së studentëve

 Shërbimet  hekurudhore në të gjithë Serbinë u pezulluan sot...

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve...