18.5 C
Tirana

Gjykata e Tiranës shqyrton çështjen e lobimit të PD-së në SHBA

Më datë:

Gjykata e Tiranës po zhvillon sot seancën për çështjen e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me lobimin e kësaj partie në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Lazër Sallaku, ndërsa zoti Basha përfaqësohet në gjykim nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.

Në qershor 2019, prokuroria ngriti akuzat ‘falsifikim të formularëve’ dhe ‘kryerjen e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi’ ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe ekonomistit të PD-së Ilir Dervishi.

Në nëntor 2019, prokurorët e çështjes vendosën të rrëzojnë akuzën për mosdeklarim të të ardhurave dhe kanë dërguar për gjykim vetëm për  falsifikimin e formularëve.

Kjo vepër penale parashikohet në nenin 190 të Kodit Penal.

Hetimet janë kryer nga prokurorët Gjergj Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se vetëm dy nga tre prokurorëve të dosjes e kanë firmosur dosjen për në gjykatë, ndërsa prokurori Hysenaj nuk firmosi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arrest me burg për 25-vjeçarin që vrau babain në Durrës: Nuk e di kush e sulmoi

M. Kodheli, 25-vjeçari i cili disa ditë më parë...

Pas avokates së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë...