14.5 C
Tirana

SHBA, rritet në 142.883 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 142.883, prej të cilëve 803 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 64.329 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.885.430.

Sa i përket numrit të rasteve me COVID-19, pas SHBA-së vijnë Brazili (2.075.246), India (1.086.476) dhe Rusia (771.546).

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 433.314 raste të konfirmuara dhe 32.552 viktima.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 47,6 milionë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Në Pallatin e Kongreseve u mbajtën sot homazhet zyrtare...

Ceremonitë mortore për Fatos Nanon, Shqipëria i jep lamtumirën ish-kryeministrit

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim...