10.5 C
Tirana

Zyrtarët amerikanë: Vaksina e COVID-19 do të jetë falas

Më datë:

Administrata Trump thotë se do të bëjë të disponueshme falas vaksinën kundër COVID-19 për të gjithë që duan të vaksinohen në SHBA.

Kompanitë e sigurimeve shëndetësore pritet të mbulojnë koston e vaksinës për pjesën më të madhe të amerikanëve, sipas një zyrtari të lartë të administratës që foli të martën mbi përpjekjet e qeverisë për të zhvilluar një vaksinë brenda vitit.

Për ata që nuk kanë sigurime shëndetësore, shton zyrtari, “Roli ynë si qeveri federale është të garantojmë se kushdo që është i rrezikuar dhe do të bëjë vaksinën, por nuk mund të paguajë koston”.

Zyrtari tha se amerikanët mund të prodhojnë një vaksinë me fonde federale para se të bëhet e disponueshme në vende të tjera.

“Përparësitë tona janë të qarta. Të kujdesemi fillimisht për amerikanët,” tha zyrtari. “Nëse kemi teprica, është në interesin tonë të vaksinojmë edhe të tjerët në botë,” nënvizon ai.

Administrata synon të prodhojë 300 milionë doza vaksine brenda janarit 2021. Vaksinat zakonisht kërkojnë 10 vjet kohë për t’u zhvilluar.

Kontratat Qeveritare

Qeveria ka njoftuar më shumë se 3 trilionë dollarë në kontrata për të mbështetur kompanitë me testime, prodhim dhe shpërndarje të vaksinës. Kongresi ka miratuar afro 10 miliardë dollarë për të zhvilluar vaksina, trajtime dhe diagostikime për COVID-19.

14 vaksina kandidate janë zgjedhur nga më shumë se 100 variante. Qeveria tha se do të zgjedhë shtatë vaksina kandidate për prova klinike.

Presidenti Trump ka njoftuar mbështetje për vaksina kandidate të prodhuara nga tre kompani: Moderna, e cila hyn në fazën e parë të një procesi provash klinike me tre faza; Johnson & Johnson, e cila planifikon të fillojë fazën e parë të testimeve këtë verë dhe AstraZeneca, e cila hyn në fazën e fundit të testimeve këtë verë. Administrata thotë se kjo vaksinë mund të hidhet në përdorim në tetor, nëse punon.

Fondet federale po mbështesin krijimin e kapaciteteve prodhuese ndërkohë që vazhojnë provat e vaksinave kandidate.

Qeveria ka nënshkruar kontrata me kompani që prodhojnë shiringa dhe ampula për të ambalazhuar vaksinat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...