6.5 C
Tirana

SHBA, rënia më e thellë që nga marsi

Më datë:

E enjtja ishte një ditë e keqe në Wall Street, ndërsa frika për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, e uli konsiderueshëm vlerën e aksioneve.

Tre treguesit kryesorë, patën rënien më të thellë në tre muajt e fundit. Dow Jones Industrial Average humbi 1,862 pikë, një rënie prej 7% . Nasdaq ra 5% dhe S&P 500 humbi 188 pikë ose 6%, duke u zhytur në vlera negative. Aksionet e kompanive të udhëtimit dhe firma të mëdha si dyqanet Kohl’s dhe Gap, ishin ndër më të goditurat. Analistët thonë se investitorët mund ta kenë rritur artificialisht tregun javët e fundit me shpresën për të një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike pas COVID-it.

Një rritje e rasteve të koronavirusit, ndërsa shumë shtete dhe qytete rifillojnë të hapen, i frikësoi ata, sipas VOA. Por Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin i tha kanalit CNBC se ekonomia amerikane do të vazhdojë në rrugën e rihapjes së plotë.

“Nuk mund ta mbyllim përsëri ekonominë. Mendoj se e mësuam se nëse mbyllim ekonominë, do të shkaktojmë më shumë dëm dhe jo thjesht ekonomik, por edhe në drejtime të tjera”, u shpreh ai.

Presidenti Donald Trump shkruante të enjten në Twitter se beson që tremujori i tretë i vitit do të jetë “shumë i mirë” dhe tremujori i katërt “i mrekullueshëm”, kur siç tha ai, ai beson se vaksina e COVID-it do të jetë gati. Bursat kryesore evropiane, në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë të gjitha 4% ose më shumë të enjten, ndërsa pothuajse çdo indeks aziatik, humbi 1% ose më shumë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë për shitjen e...

Meloni: Nuk besoj te një veprim ushtarak i SHBA-së në Groenlandë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk beson...

Arrestimi i avokatit në sallën e gjyqit, ILD nuk nis hetim disiplinor për gjyqtarin e prokurorin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) përfundoi verifikimin e...

Salla: Po kryhet verifikimi i saktë i dëmeve në Bujqësi

 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi...