Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të BE-së, të cilët fokusin e kanë pasur te protestat që po mbahen në vendin tonë kundër investimit në Zvërnec.

Rama tha se u ka kërkuar protestuesve të ulen në dialog për këtë çështje, por ata nuk kanë pranuar dhe kanë vijuar me thirrjet që ai të largohet.

Sipas Ramës, ky investim ka protokolle të përcaktuara dhe investitorëve u është kërkuar që t’i respektojnë ato pikë për pikë. Mes kërkesave janë edhe ato që lidhen me mbrojtjen e zonës dhe mjedisit.

Edi Rama me gazetarët e BE-së:

Çdokush që ka një pronë private ka të drejtë të vendosë një gardh. Kur ka një proces të tillë, kemi protokolle që vërtetojnë të kundërtën, që ky vend funksionon si vend europian.

Kemi protokolle që vërtetojnë me shkrim që investuesve u janë thënë për cënueshmërinë e zonës, parametrat e për të tjera gjëra….

Çfarë mendoni? Si ta gjejë dikush mënyrën që ta bëjë të vërtetën të shihet dhe të dëgjohet.

Unë e thashë ditën e parë dhe të dytë pastaj hoqa dorë se e pashë që s’kishte të bënte me mjedisin por me një ndjenjë që ‘është koha jonë të marrim kontroll’.

E thashë që kush do të flasë është i mirëpritur për projektin. Përgjigja ishte ‘jo, ne nuk flasim, ne nuk dëgjojmë, ti duhet të japësh dorëheqje’.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...

GJKKO me vendim për dosjen “Laert Haxhiu”, ndahen procedurat për të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për çështjen e...