Banorët denoncojnë rrethimin me tela me gjemba në Baks-Rrjoll

Më datë:

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët që pretendojnë pronësinë prej muajsh vijojnë të protestojnë kundër zaptimit të tokave.

Banore në Baks-Rrjoll pretendojnë se një ish-zyrtar i Kadastrës Shkodër ka tjetërsuar dokumentet e pronësisë, duke përvetësuar sipërfaqe të tëra toke dhe më pas ia ka shitur investitorit, i cili do të ndërtojë një resort turistik në bregdetin e Velipojës.

Ndonëse rasti po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës, investitori nuk wshtw twrhequr, gjë që ka nxitur tensione mes banorëve që pretendojnë pronësinë, me përfaqësues tw kompanisë ndërtuese dhe policisë private që ruan pronat, të cilët janë përleshur edhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Këto raste janë shoqëruar me procedime të shumta për banorët, ndërsa leja e zhvillimit është firmosur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjetet sociale, banorët që pretendojnë pronësinë e trojeve në Baks-Rrjoll thonë se gardhi me tela me gjemba nuk rrethon thjesht një sipërfaqe toke të vjedhur, por dinjitetin e nëpërkëmbur.

Banorët e Baks Rrjollit kanë zhvendosur protestën e tyre nga Velipoja në Tiranë, ku i janë bashkuar tubimit masiv që zhvillohet e rritet prej 10 ditësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...