Vrasja e 27-vjeçarit, gjurmë të reja: gjendet makina e autorit të dyshuar

Më datë:

Makina në foto që shihni i përket autorit të dyshuar të vrasjes së Ardian Baloshit, Sadik Llani.

Nga kamerat e sigurisë përgjatë zonës, policia ka arritur të gjurmojë itinerarin e ndjekur prej tij drejt Liqenit të Bovilles.

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle në më shumë se 15 banesa dhe objekte por nuk kanë zbuluar asnjë gjurmë të 39-vjeçarit.

Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës, ku dyshohej se mund të fshihej Sadik Llani.

Policia ka gjetur vetëm makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit të Bovillës, por brenda saj nuk janë gjetur sende të kundraligjshme.

Për zbardhjen e motive të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje 8 persona, mes të cilëve edhe dëshmitarë okularë. Ata kanë pohuar se mes Baloshit dhe Llanit ka pasur një konflikt të hershëm më shumë se një vit më parë, por debatet mes tyre ishin shuar.

Ndërsa mesditën e hënës teksa ishin duke kaluar në rrugë, ata kanë treguar se Sadik Llani është afruar me makinë dhe ka qëlluar me plumb në kokë ndaj 27 vjeçarit Balloshi. Dhe më pas ka zbritur nga makina dhe ka nisur të qëllojë ndaj një prej shokëve të 27 vjeçarit, por fatmirësisht pa e prekur plumbat.

Hetuesit dyshojnë se shkak i vrasjes të ketë qenë një konflikt banal, ndërsa është duke u hetuar edhepista e konflikteve të tyre për drogë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...