Franca do shpërndajë maska falas për popullatën

Më datë:

Nënsekretari për Ekonominë, Pannier-Runacher ka bërë me dije se duke filluar nga data 4 maj, qeveria franceze do të shpërndajë maska për popullatën.

Në një intervistë për Les Echos, Runacher tha se tha se shpërndarja e tyre do bëhet sa më shpejt, teksa thekson se janë identifikuar metoda të ndryshme për garantimin e këtij procesi.

“Shteti do t’u sigurojë qytetarëve maska sa më shpejt të jetë e mundur përmes kanaleve më të përshtatshme të shpërndarjes duke filluar nga 4 maji. Janë identifikuar metoda të ndryshme të shpërndarjes. Gama e mundësive është shumë e gjerë dhe ne po shqyrtojmë të gjitha hipotezat”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran tha sot se është “shumë e komplikuar” që fëmijët të veshin maska dhe se nuk ka “rekomandime shkencore” në lidhje me këtë.

“Është shumë e ndërlikuar t’i kërkosh një djali 10 ose 11 vjeç në shkollën fillore të mbante një maskë gjatë gjithë ditës, brenda, jashtë, për të luajtur në shesh lojërash kur temperatura është mbi 30 gradë”, u shpreh Veran, në një prononcim për “France Inter”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...