8.5 C
Tirana

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Laprakë se “askush nga jashtë nuk do vijë të na i zgjidhë problemet” dhe se “PD të përballet shesheve të Tiranës deri në fitore”.

Sipas Berishës “ka 3-4 muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr Rama i Shqipërisë”.

Berisha shton se qeveria është shndërruar në organizatë kriminale.

“Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard”, tha Berisha..

“Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë.  Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin ’90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin ’97, do t’i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.”, theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se ka “besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar”.

“Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike”, tha kreu i PD.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese...