13.5 C
Tirana

Vengu: Vjosa ka kaluar kuotat maksimale, 13 familje të evakuuara

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri sot të ditur se lumi Vjosa ka kaluar kuotat maksimale, ndërsa deri tani janë evakuuar 13 familje.

Në një prononcim për mediet nga Vlora, ku po monitoron nga afër situatën e përmbytjeve, Vengu informoi se situata po vështirësohet për shkak të rritjes së nivelit të lumit Vjosa.

Ministri theksoi se është bërë një plan masash për 3 fshatrat që janë më të rrezikuara, Bishan, Fitore dhe Novoselë.

Deri tani, Vengu informoi se janë evakuuar 13 familje dhe 200 krerë bagëti në një fermë.

“Presim një rritje të nivelit të ujërave. Presim të vijojmë operacion për evakuimin e bagëtive, Vjosa ka kaluar kuotat makinale. Janë evakuuar 200 krerë bagëti në një fermë. Po e bëjmë këtë në të dy anët e Vjosës dhe nga zona e Fierit. Ndërkohë do pozicionohen mjetet e larta të ushtrisë. Policia është në gatishmëri”, shtoi ai.

Ministri theksoi se furnizimi me energji elektrike dhe ujë është po ashtu në kushte optimale dhe nuk ka ndërprerje të natyrës shqetësuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...