17.5 C
Tirana

Mersini: Intensifikim i kontrolleve, masa ndaj shkeljeve mjedisore dhe objekteve pa leje

Më datë:

 Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini inspektoi në terren me ekipet e bashkisë, problematikat e mjedisit nga objektet pa leje dhe papastërtitë në disa lagje të qytetit bregdetar.

Kryebashkiakja deklaroi se situata është e papranueshme dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Sipas Mersinit, paralajmërimet e para janë dhënë tashmë, ndërsa në ditët në vijim do të fillojë zbatimi i masave të rrepta ndaj çdo shkeljeje.

Kryetarja e bashkisë Vlorë, u shpreh se aksionet e pastrimit do të vijojnë çdo ditë dhe të gjitha ekipet e bashkisë do të jenë në terren për rikthimin e rendit dhe pastërtisë.

Mersini paralajmëroi gjithashtu se mbetjet e punimeve të ndërtimit, të lëna për muaj të tërë në zona publike, nuk do të tolerohen më dhe bëri apel për bashkëpunim nga banorët dhe bizneset.

“Secili në këtë qytet duhet të mbajë përgjegjësi për edukimin mjedisor. Duhet të fillojmë nga vetja. Pastaj, Policia Bashkiake, inspektoratet dhe gjithë legjislacionin në fuqi duhet të veprojnë që kur një kantier ndërtimi mbaron fazën e punimeve duhet të mbajë përgjegjësi për pjesën e përbashkët që i takon qytetarëve”, tha ajo.

“Bashkia ka detyrimin të ndërhyjë, por qyteti nuk mund të mbahet i pastër pa ndihmën e të gjithëve”, theksoi Mersini.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

https://www.youtube.com/live/8WKf4r1xaGM?si=4CzW4BDbpMKCcaUc&t=904 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Familjarët e 15-vjeçarit të vrarë në Durrës ngrihen në protestë dhe kërkojnë drejtësi

Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor,...

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për sulmim në kanalin e “Ibër Lepencit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi...