13.5 C
Tirana

Berisha: Të hetohet ndërtimi i kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot gjatë një konference për mediet nga selia e kësaj partie hetim për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Duke u ndalur tek aktpadia e hapur nga institucionet evropiane të drejtësisë ndaj ish-përfaqësueses së lartë të diplomacisë së BE dhe rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, Berisha tha se hetimet duhet të zgjerohen.

Sipas tij, një marrëveshje e fshehtë midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së ka përcaktuar ndërtimin e kampusit me një fond prej 17 milionë eurosh, duke përdorur truallin e parashikuar për Universitetin e Tiranës.

Ai vuri në dukje se bursat e studentëve janë përcaktuar në nivele të larta, “27 mijë euro për student, krahasuar me 29 mijë euro në Belgjikë, ndërkohë që kostoja e jetesës në Shqipëri është më e ulët”.

Gjithashtu, ai tha se, destinacioni i Piramidës është ndryshuar, duke e vendosur në përdorim të Kolegjit Europian.

Berisha vuri në dukje se hetimet në BE kanë pasur rezultate konkrete.

Ai kërkoi nga institucionet europiane të hetojnë marrëveshjen për kampusin europian dhe të analizojnë komunikimet midis palëve të përfshira, përfshirë emailet dhe komunikimet e koduara.

Berisha nënvizoi se, “opozita shqiptare është e gatshme të kontribuojë në zbardhjen e këtyre çështjeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve europianë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE vendos t’i ndërpresë importet e gazit rus, Von der Leyen: Po i zvogëlojmë fuqinë Putinit”

Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën të ndërpresë gradualisht...

Propozimi i SPAK për kreun e ri të BKH, KLP mblidhet më 9 dhjetor për të votuar 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9...

Hetimet për AKSH: Drejtoresha para SPAK-ut për 12 tendera”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirilda...

“Aksident në Durrës: Drejtonte automjetin i dehur nga droga, përplasi këmbësoren”

DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit,...