Belinda Balluku ka ankimuar më 26 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Apelit, masën e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Sot, 2 dhjetor, në Gjykatë Kushtetuese do të shqyrtohet padia e Këshillit të Ministrave sa i takon vendimit të GJKKO-së ndaj saj.
Numri dy i kabinetit u mor e pandehur më 30 tetor, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tunelin e Llogarasë, ndërsa më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit të GJKKO-së, Erjon Çela, ajo u pezullua nga detyra në sajë të hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe.
Më 22 nëntor, GJKKO verifikoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” përBallukun.
Masa e “arrestit në shtëpi” u caktua për kreun e ARRSH-së Gentian Gjyli dhe administratorin e KESH, Erald Elezi, pas hetimeve të kryera për Unazën, specifikisht lotin e katërt të saj.


